Hailey dhe Justin shfaqen në momente intime nga jahti luksoz në Greqi

Bota e Yjeve

Hailey dhe Justin shfaqen në momente intime nga jahti luksoz në Greqi

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 00:25
Hailey dhe Justin

Justin dhe Hailey Bieber dukeshin më të dashur se kurrë gjatë udhëtimit të tyre të fundit në Milos, Greqi.

Çifti mbështillnin krahët rreth njëri-tjetrit dhe ndanë një puthje ndërsa shijuan një udhëtim piktoresk në jaht përgjatë Mesdheut, shkruan Daily Mai.

Hailey, 24 vjeç, shfaqi figurën e saj me një bikini me vija portokalli dhe të bardha të cilat i veshi me një palë pantallona të bardha.

Modelja gjithashtu veshi një këmishë portokalli për udhëtimin me anije ndërsa stiloi flokët e saj brune larg fytyrës.

Gjithashtu duke veshur një palë vathë me rrathë ari, ajo modeloi flokët e saj brune për ditën.

Justin, 27, zgjodhi një veshje të thjeshtë, duke veshur një bluzë blu me një fytyrë të qeshur.

Këngëtari gjithashtu veshi një palë pantallona të shkurtra të verdha të ndritshme së bashku me një palë syze dielli.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat