Rrëfehet Liam Payne: Mos e lër nëse e do

Bota e Yjeve

Rrëfehet Liam Payne: Mos e lër nëse e do

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 07:24
Liam Payne ka folur haptazi në Instagram për ish-të fejuarën, Maya Henry

Liam Payne ka folur haptazi në Instagram për ish-të fejuarën, Maya Henry, në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, pasi ka shkruar se nuk duhet t’i lini ata që donte.

Këngëtari 27-vjeçar – që e ka bërë publike se është ndarë nga 21-vjeçarja Maya në një paraqitje televizive – ka ndarë një seri postimesh në Instagram, para se ta etiketone edhe ish-të dashurën, duke shkruar: “Të dua”.

“Mos e lër të shkojë nëse vërtet e do, edhe nëse do të duhet të mësohesh ta duash nëpërmjet gabimeve që bën, dëgjoje instinktin tek ju thotë se ke nevojë për të dhe mbaje afër, pasi koha kalon shpejt dhe nuk kthehet prapa”, ka shkruar ai.

Më pas ai e ka etiketuar Mayan duke ia shprehur dashurinë publikisht. “MailOnline” ka kontaktuar përfaqësuesin e Liam Paynet rreth çështjes.

Këngëtari i ka tronditur fansat pasi ka pranuar se është ndarë nga Maya muajin e kaluar, duke shpjeguar se duhet të punojë me veten, por se është shumë i mërzitur që e ka lënduar Mayan.

Gjatë bisedës, Liami gjithashtu ka zbuluar se nuk pi më alkool. Ai ka thënë se nuk ka pirë alkool gati që një muaj.

Liam dhe Maya treguan se janë fejuar në gusht të 2020-s, pasi Liam i kishte propozuar gjatë karantinës me një unazë me vlerë prej 3 milionë funtesh.

Ata ishin lidhur së pari në gusht të 2018-s, pak pas ndarjes së bujshme të Liamit nga Cheryli, me të cilën ka një djalë 4-vjeçar, Bear.

Duke pranuar se tani është beqar, Liam ka thënë: “Ndiej shumë gjëra në këtë pikë të jetës sime. Jam zhgënjyer me veten, pasi kam lënduar njerëz. Kjo gjë më acaron. Thjesht nuk kam qenë shumë i mirë në lidhje. Dhe e di se çfarë mendoj rreth lidhjeve në këtë pikë”.

“Thjesht nuk jam shumë i mirë, kështu që më duhet të punoj me veten në mënyrë që t’i përkushtohem dikujt”.

Lidhja më e famshme e Liamit ishte me këngëtaren Cheryl, që është 10 vjet më e vjetër. Cheryl ishte 24-vjeçare, kur atëherë 14-vjeçari Liam konkurroi në “X Factor” në vitin 2008, por pavarësisht se ishte i ri, Liami simpatik ishte plot vetëbesim dhe ia shkeli syrin dashurisë së tij të ardhshme.

Në videon e takimit të parë, Cheryl e quan muzikantin ‘shumë të lezetshëm’ dhe shtatë vjet më parë ata u bënë bashkë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat