Nga martesa me Selvijen deri tek shifra marramendëse që ka marrë si bakshish, Shpat Kasapi rrëfehet për jetën e tij

Bota e Yjeve

Nga martesa me Selvijen deri tek shifra marramendëse që ka marrë si bakshish, Shpat Kasapi rrëfehet për jetën e tij

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 00:32
Shpat Kasapi dhe Selvije Jao

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao u martuan para pak javësh, duke i dhënë fund beqarisë.

Këngëtari së fundmi ishte i ftuar në emisionin “NIN” ku zbuloi se kënga “Mbretëresha Ime”, të cilën ia ka dedikuar bashkëshortes së tij, i ka buruar nga shpirti.

Shpati tha se ia ka treguar këtë surprizë make up artistes pasi kishte përfunduar teksti dhe muzika dhe se ajo e kishte pëlqyer shumë.

Image

“Reagimet ishin pozitive dhe kjo është diçka personale. Përveç këtij, nuk kam asnjë dedikim tjetër, ky është i pari. Kjo takimi me të ka qenë diçka që mua më ndryshoi e gjithë bota. Kemi gati dy vite e gjysmë bashkë. Gjithçka lind për të ndryshuar dikë për më mirë”,- u shpreh këngëtari.

Dyshja janë njohur gjatë kohës që Selvija grimonte Shpatin dhe vajzat që ishin zgjedhur për të performuar në videoklipin e tij.

Image

“Jemi përshtatur për nga natyra, si shokë. Na ka ecur muhabeti, jemi kuptuar në shumë rrethana dhe afërsia mendoj se ndikon shumë, pastaj takimi dhe njohja me familjen. Është pak emocionuese si vajzë, por atë që ta thotë, ta thotë për mirë”,- e përshkroi Shpati bashkëshorten e tij.

Gjatë bisedës u zbulua edhe një fakt interesant. Gjatë fëmijërisë, kur Selvija pyetej se me kë do të martohej kur të rritej, ajo thonte sipas Shpatit: “Do të martohem me Shpat Kasapin”. Dhe ndodhi kështu vërtetë.

Për dasmën Shpati tha: “S’e di, Kjo korona na ka lënë pak mbrapa, të shohim. Por dëshirëne  kam të bëj diçka jo shumë të madhe. Kemi një vit e gjysmë që bashkëjetojmë”.

Image

Si në çdo çift edhe tek Shpati e Selvija ka xhelozi.

“Jemi të qetë të dy. Ka pak xhelozi, por varet nga rasti kush bëhet më shumë xheloz. Kur si pëlqen diçka, Selvija më shumë më bën kritikë sesa bëhet xheloze,”- u shpreh artisti.

Image

Në lidhje me profesionin si këngëtar prej 20 vitesh, Shpati tregoi bakshishin më të madh që ka marrë nga performanca e tij në skenë. Gjatë lojës “Haje ose thuaje”, këngëtari tha: “Kemi qenë me Valbona Memën në Australi, në një festë private janë hedhur mbi 50 mijë dollarë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat