I dhanë fund beqarisë, dalin fotot e para nga dasma e çiftit të njohur

Bota e Yjeve

I dhanë fund beqarisë, dalin fotot e para nga dasma e çiftit të njohur

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 08:15
Gwen Stefani dhe Blake Shelton

Pas 6 vitesh së bashku, Gwen Stefani Blake Shelton i dhanë fund beqarisë në një ceremoni të vogël të mbajtur në Oklahoma. Dyshja e famshme i thanë po njëri-tjetrit javën që lamë pas në kishëzën e ndërtuar në fermën e artistit.

Së fundmi, këngëtarja publikoi dhe imazhet e para nga dasma e tyre e fshehtë. 51-vjeçarja dukej mahnitëse me fustanin e bardhë ndërsa kërcente me burrin e saj të ri.

Në videot e publikuara, shihet dyshja duke kërcyer për herë të parë si një çift i martuar.

Gwen dhe Blake njoftuan fejesën e tyre në tetor të vitit të shkuar, gati 5 vite pas njohjes së tyre. Ata të dy u takuan për herë të parë në vitin 2015, teksa ishin bashkë në xhirimet e The Voice USA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat