Ivana Trump me ish-partnerin e saj?

Bota e Yjeve

Ivana Trump me ish-partnerin e saj?

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:06
Ivana Trump, Rossano Rubicondi

Ish-bashkëshortja e Donald Trump, 72- vjeçarja Ivana Trump u pa duke ecur në New York City me ish-partnerin e saj 49-vjeçar Rossano Rubicondi dhe me qenin e saj të vogël të rracës Yorkshire Terrier.

Ish-modelja kishte veshur një veshje të bardhë të kombinuar me një gjerdan të madh dhe një rrip të trashë, gjithashtu mbante çantën e saj të preferuar 4 500 dollarëshe të zezë Dior dhe kishte veshur një palë këpuce të thjeshta të zeza.

Çifti ishte bashkë për gjashtë vjet para se të martoheshin në 2008, por vetëm tetë muaj më vonë ata njoftuan divorcin e tyre.

Image
Ivana Trump, Rossano Rubicondi

Ivana dhe Rossano u ribashkuan më vonë vetëm për t’u ndarë përsëri në qershor 2019, ata të dy kanë pohuar se janë ende miq dhe janë parë shpeshherë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat