Rita Ora nuk humbet rast pa treguar dashurinë për Kosovën

Bota e Yjeve

Rita Ora nuk humbet rast pa treguar dashurinë për Kosovën

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:58
Rita Ora

Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora nuk nguron asnjëherë ta shprehë dashurinë që ka për vendlindjen.

Përveç veshjeve me flamuj kombëtar, ajo ka filluar të mbaj veshur edhe bluza me emër të qyteteve të ndryshme shqiptare.

Së fundmi, sipas një faqe në Instagram, Rita është parë me një bluzë në të cilën shkruan ‘Prishtina’.

Çmimi i saj është 49 euro.

Ky gjest i ka pëlqyer të gjithë fansave të këngëtares, veçanërisht atyre shqiptarë, të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë “like”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat