“I ka dërguar mesazhe, por e kanë injoruar”- Kim Kardashian në kërkim të një të dashuri! 40-vjeçarja refuzohet nga yjet e Hollywood-it, sepse…

Bota e Yjeve

“I ka dërguar mesazhe, por e kanë injoruar”- Kim Kardashian në kërkim të një të dashuri! 40-vjeçarja refuzohet nga yjet e Hollywood-it, sepse…

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 11:35
Kim Kardashian

Kim Kardashian duket se e ka ‘të pamundur’ të gjejë sërish dashurinë pas divorcit nga Kanye West.

40-vjeçarja, bëri kërkesë për divorc nga reperi në shkurt, dhe që prej asaj kohe, ajo ka qenë në kërkim të një dashurie të re, por pa fat, shkruan “The Mirror”.

Ndërsa ajo ka shijuar romanca me disa nga emrat më të mëdhenj në industrinë e showbiz-it, përfshirë Kris Humphries dhe Ray J, Kim e ka të vështirë të hyjë në një lidhje të re.

Image

Pavarësisht se është një nga gratë më të famshme, më të bukura dhe më të pasura në botë, Kim thuhet se ka kontaktuar një numër burrash të profilit të lartë në përpjekje për të nisur një romancë.

Fatkeqësisht për nënën mahnitëse të katër fëmijëve, meshkujt e kanë ‘refuzuar’, ‘zhgënjyer’ dhe ‘injoruar’ atë.

Image

Një burim tha se Kim po kalon një kohë tepër të “vështirë” pas divorcit nga Kanye, i cili tashmë duket se është në lidhje me supermodelen ruse, Irina Shayk.

“Kim po kalon një kohë të vështirë për të gjetur dikë të fuqishëm dhe mjaft seksi për të vazhduar më tej,“- zbuloi personi i brendshëm.

Image

“Kim ka parë disa nga yjet e filmave, disa lojtarë të ‘NBA-së’, sipërmarrës dhe disa muzikantë. Ajo madje u ka dërguar mesazhe direkt disa prej tyre, dhe të gjithë i kanë injoruar ose refuzuar. Askush nuk dëshiron drama që mund të ndodhin nëse lidhen me Kim,”- përfundoi burimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat