Ndjekësja mendon që Arbana po bën si “star”, ja si i kthen ajo përgjigjen

Bota e Yjeve

Ndjekësja mendon që Arbana po bën si “star”, ja si i kthen ajo përgjigjen

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:43
Arbana Osmani

Arbana dhe Eduarti po shijojnë pushimet në Kretë e vazhdimisht moderatorja po publikon foto. Në të fundit një ndjekës i shkruan se e ka parë në një prej vendeve, por nuk i ka folur për të mos i cënuar privatësinë. Arbana e falenderon, por një tjetër ndjekëse i kthehet dhe i thotë se po bën si “star” me çështjen e privatësisë.

Komenti i ndjekëses: “Po pse moj Arbana ndonje Star ti qe ke bere cudira ne kete bote e po te prishej privatesia o zot uluni o goc me kembe ne toke e behuni sa me te thjeshte me njerezit se s’ju kushton asgje pordhet e shqiptareve gjasme “VIPA”. Dhe sa per udhetimin ska shqipetare qe ska shku ne Kret mos be sikur po na e tregon ti”.

Nuk vonoi shumë dhe Arbana i ktheu përgjigje duke treguar se ajo është nënë e duhet të bëjë rolin e nënës në pushime dhe jo “starin”.

Image

“Star me nje bebe 8 muajsh qe grindej nga vapa dhe nje 6 vjeçar qe kerkonte Lego. Superstar. Dhe nënë. Qe ne nje moment te caktuar duhet te beje nenen, jo starin. Dhe qe fatmiresisht ka njerez qe e kuptojne. Dhe sa per udhetimin ne Krete, une isha nje shqiptare qe nuk kisha shkuar dhe e shijova shume dhe ia tregoj kujt te me doje qejfi mua”,-përgjigjet Arbana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat