Loredana është gjithçka që i duhet Mozzikut

Bota e Yjeve

Loredana është gjithçka që i duhet Mozzikut

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 23:58
Mozzik dhe Loredana

Sa herë flitet për Mozzik dhe Loredanën, njerëzit janë gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë po ndodh me ta.

Vetë historia e tyre e dashurisë i ka vendosur në qendër të vëmendjes mediatike dhe për këtë arsye njerëzit janë gjithmonë kurioz për dyshen. Për një kohë të gjatë ata qëndruan të ndarë nga njëri-tjetri, por fatmirësisht para disa muajsh gjetën rrugën e ribashkimit.

Sot ata janë të lumtur bashkë me vogëlushen e tyre Hanën si familje. Megjithatë nuk ndodh shpesh që çifti të bëjnë deklaratë të forta dashurie për njëri-tjetrin, ndaj deklarata e fundit e Mozzik për Loredanën ka “çmendur” të gjithë fansat.

Reperi ka ndarë në Instagram një foto të saj, ku kjo e fundit shihet me flokët bionde dhe buzëkuqi që dominon.

“Gjithçka që më duhet në këtë jetë mëkatare”, ka shkruar reperi krahas fotos.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat