“Ish i dashuri ta paska bërë 8 me 2”- Fifi nuk e lë pa një përgjigje ndjekësin në Instagram që i foli për jetën private

Bota e Yjeve

“Ish i dashuri ta paska bërë 8 me 2”- Fifi nuk e lë pa një përgjigje ndjekësin në Instagram që i foli për jetën private

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:06
Fifi

Jeta private e Fifit po përflitet shumë në rrjete sociale dhe fansat e këngëtares janë bërë lëmsh.

Para disa ditësh ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqej duke qarë, pasi nuk i mbante dot lotët kur dëgjonte këngën e Semi Jaupaj “Jetike”.

Të gjithë nisën të mendonin se kjo lidhet me jetën private të këngëtares, pasi mund të ketë përjetuar një ndarje të vështirë. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një tjetër video në Instagram, në të cilën shfaqet duke kërcyer nga lumturia.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

“Kur e kupton që je beqare dhe mund të bësh çfarë të duash pa dhënë llogari”, shkroi artistja krahas videos.

Por një ndjekës i ka komentuar Fifit: “Ta paska bërë 8 me 2 dhe ti gjithë ditën qaje si lopë për të. Po çfarë di ti se është dashuria. Deri dje e ke mbushur barkun me brumë dhe gullasha, po ik se nuk di gjë”.

Image

Pasi e ka parë këtë koment, Fifi nuk ka qëndruar pa i dhënë një përgjigje: “Pse? Më fal, ti haver je rritur me tartar edhe kallamar? Hallall.”

Mirëpo, ndjekësi ka vazhduar më tej duke i përmendur edhe ish të dashurin, temë të cilën këngëtarja e anashkaloi.

Image

“Haver vetëm me bukë dhe sheqer se me sy s’i kam parë kallamarët. Po ra fjala për atë ish të dashurin tënd”,- i shkruante ai Fifit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat