“Njerëz që dalin nga hiçi”- Ronela Hajati reagon e revoltuar ndaj “këngëtarëve” të rinj: Nuk meritojnë të ndizet…

Bota e Yjeve

“Njerëz që dalin nga hiçi”- Ronela Hajati reagon e revoltuar ndaj “këngëtarëve” të rinj: Nuk meritojnë të ndizet…

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:56
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka folur së fundmi për trendin e ri në tregun muzikor, siç është ai i këngëtarëve që nuk kanë lidhje me fushën e muzikës.

Këngëtarja, e cila po punon me albumin e saj “Rron”, tregoi teksa ishte e ftuar në “Pardon my french” se nuk është dakord me këtë “mbingarkesë” që po i bëhet tregut muzikor.

“Njeriu e bën punën që të marri vlerësimin, përveç anës materiale duhet dhe ‘feedback-u’ i njerëzve. Ka këngë ‘të dobëta’ që marrin shumë klikime dhe janë ca njerëz që nuk meritojnë të ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të kesh një kulturë dhe formim artistik.

Image

Sado që unë bëj këngë eksplicite apo balada, varet nga rryma, këtë mund ta bësh vetëm pasi njerëzit janë mësuar se çfarë ti mund të bësh. Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të zhdukin gjithë punën tënde, për mendimin tim nuk meritojnë t’ju ndizet llamba e kuqe. Në vendet e tjera nuk ndodh, por te ne nuk ka barriera artistike.”

Image

Në lidhje me jetën personale, Ronela nënkuptoi se është single duke thënë: “Kjo verë më gjeti më mirë se verën e kaluar”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat