Nuk e ka problem aspak! Kourtney Kardashian zgjedh të mos e editojë foton ku i duket celuliti

Bota e Yjeve

Nuk e ka problem aspak! Kourtney Kardashian zgjedh të mos e editojë foton ku i duket celuliti

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:51
Kourtney Kardashian

Motrat Kardashian-Jenner shquhen për përdorimin (dhe dështimin) e fotoshopit. Por më e madhja prej tyre, Kourtney, ka zgjedhur të shfaqet ashtu siç është në një shkrepje të fundit dhe nuk është munduar aspak t’i fshehë imperfeksionet.

Nëse menduat se Kardashians janë perfekte, erdhi koha ta mësoni se edhe ato janë si ne! Jo vetëm që ka celulit, por Kourtney nuk e ka fare problem ta tregojë për miliona ndjekësit e saj.

Ajo u shfaq e veshur me bikini dhe taka, si dhe me një kapele stil peshkatari në kokë, teksa ecte e shkujdesur dhe me vetëbesim.

Të shumtë ishin ata që e vlerësuan faktin që Kourtney kishte zgjedhur ta publikonte foton ashtu siç ishte.

"Ok më në fund një Kardashian i paedituar", shkroi një komentues, ndërsa një tjetër shprehej: "Më pëlqen që gropat e vogla u mbajtën! Është kaq natyrale dhe kaq e bukur”.

Kjo nuk është hera e parë që Kourtney publikon një foto të tillë. Më parë ajo ka ndarë se si duken strijat e saj, duke thënë madje se i pëlqejnë shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat