Publikon fotografi me bikini, Arta Bajrami vë në pah të pasmet

Bota e Yjeve

Publikon fotografi me bikini, Arta Bajrami vë në pah të pasmet

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 19:54
Arta Bajrami

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, duket se së fundmi ka gjetur pak kohë për pushime.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke treguar se ajo dhe familja e saj kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për t’i kaluar së bashku këto ditë të nxehta.

Në disa imazhe të ndara me ndjekësit e saj në Instagram, Arta është shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese në një paraqitje me bikini.

Image

Ndonëse është nënë e tre fëmijëve dhe i ka kaluar të 40-tat, këngëtarja Bajrami duket mjaft bukur dhe në top formë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e saj të trupit.

Image

Arta përndryshe së fundmi publikoi baladën e saj më të re me titull “Aksesor”, e cila u prit mirë nga fansat.

Ajo është e njohur për këtë zhanër, me çka edhe këngët që ka publikuar ndër vite të zhanrit baladë dhe pop folk, kanë rezultuar gjithnjë të suksesshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat