Rikthehet “Sex and the City”

Bota e Yjeve

Rikthehet “Sex and the City”

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 06:36
Carrie, Miranda dhe Charlotte

HBO Max ka publikuar foton e parë zyrtare të “And Just Like That”, një rikthim i “Sex and the City”. Në foto shfaqen yjet Sarah Jessica Parker që luan rolin e Carrie Bradshaw, Cynthia Nixon në rolin e Miranda Hobbes dhe Kristin Davis si Charlotte York.

Në seritë e reja Carrie, Miranda dhe Charlotte tregojnë rrugëtimin e tyre të komplikuar të jetës në moshën 30-vjeçare dhe akoma më të komplikuar në të 50-tat e tyre.

Në këtë rikthim të “Sex and the City” mungon Kim Catrall e cila luante rolin e Samantha Jones. Së bashku me treshen e aktoreve, në 10 seritë e reja do të luajnë edhe Sara Ramirez, Chris Noth, Mario Cantone, David Eigenberg, Willie Garson dhe Evan Handler. Përveç Ramirez, të gjithë aktorët e tjerë janë shfaqur në “Sex and the City” dhe do të rikthehen me rolet e tyre origjinalë.

Image
Carrie, Miranda dhe Charlotte

Parker, Davis, dhe Nixon shërbejnë edhe si producentë ekzekutiv përveçse si aktorë. “And Just Like That” u konfirmua zyrtarisht në HBO Max në muajin janar. Seritë origjinale u shfaqën për herë të parë në HBO në vitin 1998 dhe u shfaqën për 6 sezone deri në vitin 2004. Seriali është krijuar nga Darren Star, bazuar në librin me të njëjtin titull të Candace Bushnell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat