Samanta feston ditëlindjen, kaq vite mbushi

Bota e Yjeve

Samanta feston ditëlindjen, kaq vite mbushi

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 16:01
Samanta Karavella

Ditën e djeshme edhe Samanta Karavella ka festuar 31 vjetorin e saj mes miqve më të ngushtë e njerëzve të dashur.

Këngëtarja ka ndarë gjithë atmosferën e ditëlindjes në disa foto dhe video në llogarinë e saj, duke i falenderuar të gjithë.

“Faleminderit që e bëtë ditëlindjen time kaq speciale”, ka shkruar Samanta krah pamjeve ku duket se ka zgjedhur një fustan me motive florale të thjeshtë.

Nga ana tjetër shumë ndjekës kanë shkruar se Samanta feston 20-vjetorin duke qenë se që prej fillimeve të saj në muzikë, ndryshimet kanë qenë thuajse të padukshme.

Megjithatë Karavella e ka nisur rrugëtimin muzikor në moshë shumë të hershme në “Ethet e së premtes”, ndërsa në moshën 14 vjeçare performoi në festival me këngën “Buzëqeshja".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat