Rezarta dhe Ermali do martohen - deri tani kanë treguar veç dy detaje

Bota e Yjeve

Rezarta dhe Ermali do martohen - deri tani kanë treguar veç dy detaje

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:49
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë vendosur të bëjnë dasmë pas 17 vitesh bashkë e të pandarë.

Lajmin e bën të ditur vetë Rezarta me një postim ku tregon disa pako me fjongo dhe shkruan se po ndjen që tani emocionet e dasmës, e cila do të mbahet në 12 korrik, pra shumë shpejt.

“Dita jonë”-shkruan Rezarta duke na zbuluar jo vetëm datën, por edhe një detaj tjetër.

Image

Në këmishën e Ermalit janë qendisur inicialet e tij “E.H”.

“Të dua përgjithmonë”-i thotë Rezarta bashkëshortit, teksa po përgatiten për ditën e madhe.

Dasma e Rezartës pritet të mbledhë shumë personazhe të njohur të ekranit e sigurisht do ketë një vëmendje të madhe në rrjete sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat