Dashuri e përjetshme

Bota e Yjeve

Dashuri e përjetshme

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:39
Goldie Hawn e Kurt Russell

38 vjet të lidhur, Goldie Hawn e Kurt Russell nuk qëndronin dot asnjë moment larg njëri-tjetrit gjatë pushimeve në Saint Tropez.

Fotot e tyre duke u puthur plot dashuri bënë xhiron e botës.

Goldie 75 vjeçare, dukej mjaft në formë ndërsa rrobebanjot e saj të zeza gjithashtu i kanë bërë shumë përshtypje ndjekësve. Që kur dolën për herë të parë bashkë në 1983-shin, ajo dhe Kurt janë bërë të pandashëm.

Edhe pse nuk kanë lidhur kurorë, janë padyshim një prej cifte ikonë të Hollivudit. Ata kanë bashkë një djalë, kurse Hawn ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e parë me Bill, një prej të cilëve është aktorja e famshme Kate Hudson.

Më herët, Goldie është shprehur se nuk i duhej martesa për të pasur një marrëdhënie kaq në harmoni me njëri-tjetrin.

Image
Goldie Hawn e Kurt Russell
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat