Kiara Titos i kthehet ish-i dashuri në makth, lutet të mos ia dëgjojë kurrë emrin Butrint Imerit

Bota e Yjeve

Kiara Titos i kthehet ish-i dashuri në makth, lutet të mos ia dëgjojë kurrë emrin Butrint Imerit

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 06:47
Kiara Tito, Butrint Imeri

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Butrint Imeri festoi ditëlindjen e 25-të, gjatë një feste me familjarët dhe të afërmit e tij, ndërsa familja i bëri një dhuratë shumë special, makinë tip “Gbrabus 800” me vlerë 453.000 euro.

Një shifër kjo marramendëse e dhuratës, që nga videot e shpërndara duket se nxori nga vetja dhe vetë Butrintin, i cili u filmua duke përqafuar makinën.

Por si u ndje Kiara Tito, katër muaj pasi historia e saj me Butrintin mori vërtet fund? Përgjigjja është që këtej e tutje mos guxoni ta pyesni më Kiara Titon për Butrint Imerin, pasi ajo lutet të mos ia dëgjojë kurrë emrin.

Image

Për një kohë shumë të gjatë, Kiara Tito është përfolur për një marrëdhënie me këngëtarin Butrint Imeri. Ata nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot e shkrepura nga paparaci kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu, Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan.

Megjithatë, Kiara vazhdon të pyetet ende për raportet me Butrintin, ashtu në emisionin “Express Rozë”. E pyetur për këngëtarin, ajo tregoi se i ka ardhur në majë të hundës me këtë histori, duke u shprehur se i ka ikur vlera kësaj teme dhe kërkon që të mos e pyesin më.

“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera”, tha Kiara. Kujtojmë që vetëm dy muaj pasi moderatorja Kiara Tito celebroi lidhjen me Butrint Imerin në 25-vjetorin e saj të lindjes, ajo deklaroi publikisht se historia tashmë ka marrë fund dhe ajo është beqare.

Në programin “Abc e Pasdites” , katër muaj më parë ajo rrëfeu detaje ekskluzive për jetën private. Në këtë intervistë, Kiara u surprizua nga mesazhi i gjyshes, e cila përveç përgëzimeve, kishte edhe një kërkesë për mbesën e saj, duke shprehur kështu publikisht shqetësimin për fatin e mbesës, pasi i kishte dhënë fund lidhjes së gjatë e problematike me Butrint Imerin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat