“Vajzat shqiptare i duan gjërat gati, pa kulturë …”! Eva Murati tregon pse është ende single

Bota e Yjeve

“Vajzat shqiptare i duan gjërat gati, pa kulturë …”! Eva Murati tregon pse është ende single

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 00:40
Eva Murati

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati nuk i ka aspak problem “bërrylat” nga koleget. Madje, ajo i konsideron “milingona” rivalet  e saj.

E ftuar në “Top Arena”, Eva Murati është shprehur se fokusohet vetëm tek projektet e saj, dhe nuk e mbush shpirtin me urrejtje ndaj atyre që duan t’i bëjnë keq në televizion.

“Kill them with kindness (Vriti me mirësi). Mua thjesht nuk më intereson. Unë di të them se do të keni gjithmonë mirë nga unë, s’më interesojnë, nuk ekzistojnë fare në mendjen time, janë milingona, nuk i … unë përqendrohem tek gjërat e mia, tek projektet e mia, s’kam pse e mbush shpirtin tim me urrejtje, thjesht nuk i konsideroj fare,”- u shpreh moderatorja sportive.

Image

E pyetur, se çfarë kanë të tepruar vajzat shqiptare, Eva Murati u shpreh se “ato nuk kanë kulturë punë dhe i duan gjërat gati”. Sipas saj, vajzat në Shqipëri mjafton me faktin që “afrohen me dikë” për të fituar një pozicion pune, ose presin t’ua blejnë prindërit me lekë.

“Kjo është një gjë që e kam vënë re me kalimin e kohës, vajzat në Shqipëri, sidomos në mjedisin ku unë punoj dhe më rrethojnë, i duan gjërat shumë gati. Mjafton të bëhen më të afërta me dikë, mjafton që mami ose babi t’ua paguajë një vend më të mirë, nuk e kanë fare kulturën e punës, do doja ta kishin më tepër. Mendoj se jam sot e kësaj dite këtu ku jam, dhe jam krenare për veten time, është se ky është pasioni im. Është dëshira ime, ajo çfarë kam dashur të bëj, dhe jam e lumtur,”– tregoi ajo.

Image

Moderatorja foli edhe për statusin e saj “single”, teksa u shpreh se aktualisht nuk është e përqendruar tek “çështjet e zemrës”.

“Besoj në Zot dhe mendoj që Zoti ua sjell njerëzve gjërat, sidomos atyre që janë të mirë, punojnë dhe janë me këmbë në tokë, ashtu siç i kanë qejf, i shpërblen në momentin e duhur. Mendoj se Zoti po më bën shumë dhurata, po më vendos në vendin e duhur, po më takon me njerëzit e duhur që unë të shkëlqej për një arsye të caktuar. Nuk jam e përqëndruar nga ana e zemrës sepse mendoj që po marr mirësi e dhurata nga ana tjetër,”- përfundoi Eva Murati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat