3-vjeçarja Stormi ka zyrën e saj dhe ka nisur punën që tani. Ç'po planifikon?

Bota e Yjeve

3-vjeçarja Stormi ka zyrën e saj dhe ka nisur punën që tani. Ç'po planifikon?

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:43
Kylie dhe Stormi

Stormi, vajza e Kylie Jenner, jo vetëm që ka një zyrë, por ka filluar që të punojë për markën e saj.

Në një video të re të xhiruar brenda zyrave të Kylie Cosmetics, Kylie tregoi zyrën e Stormi Webster dhe zbuloi se 3-vjeçarja madje po punon për markën e saj sekrete.

Kylie, e cila mbështet gratë e forta që e kanë frymëzuar në jetën dhe markën e saj të bukurisë, tha se dëshironte të kishte të njëjtin frymë rreth vajzës së saj.

"Stormi ka kaq shumë gra të forta në jetën e saj, nga mund të frymëzohet", tha Kylie në video. "Unë mendoj se ishte fat për mua, nënën time dhe ekipin tonë që të rrethoheshim nga gra të forta".

Zyra e Stormi-t duket si një dhomë lojërash, por ajo po bën shumë më tepër sesa thjesht lojëra atje.

"Në të vërtetë, ajo së shpejti do të lançojë një markë të vogël sekrete", zbuloi Kylie.

Fansat menjëherë filluan të spekulojnë nëse marka e Stormi-t mund të kishte lidhje me Kylie Baby - një kompani e re misterioze që Kylie la të kuptohet në qershor, pasi postoi një foto të Stormi-t me mbishkrimin, "koha e banjës me @kyliebaby".

Llogaria e Instagramit @kyliebaby është e re dhe e verifikuar, dhe grumbulloi me shpejtësi mbi 800,000 ndjekës, pavarësisht se nuk kishte postuar ndonjë përmbajtje.

Kris pohoi se Stormi është përparësia numër një, brenda dhe jashtë zyrës, për Kylie-n.

"Më jep kaq shumë gëzim, ta shikoj atë me Stormi-n," tha Kris, “Ajo mund të jetë në mes të gjërave më të rëndësishme të jetës së saj në atë moment, por nëse Stormi hyn në dhomë dhe thotë: ‘Mami, kam nevojë për ty’, ajo do t’i lërë gjërat pezull dhe do ta kthejë tërë vëmendjen e saj te vajza".

Në fillim të këtij muaji, 23-vjeçarja njoftoi se Kylie Cosmetics do të rikthehet më 15 korrik me formula të reja, të pastra, vegane dhe paketime të përditësuara. Kylie Cosmetics u lançua në vitin 2015 me sete buzëkuqësh dhe u zgjerua shpejt, duke e kthyer Jenner në miliarderen më të re të bërë vetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat