Rikthehet në Shqipëri pas dy vitesh, Vesa Luma s’mund të ishte më e lumtur se kaq

Bota e Yjeve

Rikthehet në Shqipëri pas dy vitesh, Vesa Luma s’mund të ishte më e lumtur se kaq

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:02
Vesa Luma

Pas një kohe të gjatë pritjeje, Vesa Luma është rikthyer më në fund në Shqipëri.

Këngëtarja ndërmori rrugëtimin e gjatë nga Zelanda e Re së bashku me të birin, Lianin. Nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale, Vesa ka treguar se i vogli i saj e ka përballuar udhëtimin në mënyrën më të mirë.

Image

“22 orë më vonë. I vogli im është shumë i fortë. Jam shumë krenare për ty Lian”, shkruan Vesa përkrah fotos së vogëlushit. Sapo ka hyrë në territorin shqiptar, këngëtarja ka publikuar një video nga dritarja e avionit, ku shprehet e emocionuar që më në fund shkel në vendin e saj pas dy vitesh.

Image

“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, ka shkruar Vesa. Kujtojmë që bashkë me Big Bastën ata janë shpërngulur prej vitesh në anën tjetër të botës dhe kanë lënë pas angazhimet e tyre profesionale. Por dyshja e famshme ka premtuar rikthimin e shpejtë në muzikë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat