Justin i bërtet Hailey-t në publik? Si qëndron e vërteta e videos që po qarkullon në internet

Bota e Yjeve

Justin i bërtet Hailey-t në publik? Si qëndron e vërteta e videos që po qarkullon në internet

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:10
Justin Bieber/Hailey Baldwin

Një video, e cila thuhet se është filmuar pas një paraqitje të papritur të Bieber me Diplo në një klub nate të shtunën në Las Vegas, po bën xhiron e mediave dhe është interpretuar në të gjitha mënyrat e mundshme. Këngëtari mund të shihet shkurtimisht me bashkëshorten e tij, Hailey, duke shkëmbyer fjalë dhe gjeste që në pamje të parë e tregojnë të revoltuar.

Sipas postimeve që po qarkullojnë në Twitter, njerëzit e kanë kryqëzuar Bieber për mënyrën e vrazhdë që i flet Hailey-t. Mirëpo disa fansa që kanë qenë dëshmitarë i kanë në mbrojtje këngëtarit.

“Ai nuk po bërtiste dhe ne ishim atje, dëshmitar të asaj çfarë ndodhi. Ai ishte gjithë adrenalinë”, shkroi një fans.

"Ai ishte në adrenalinë nga performanca," shtuan fansat. “Ai nuk ishte i zemëruar me Hailey-n dhe nuk po i bërtiste asaj. E urrej faktin që ai del gjithmonë si njeri i keq kur nuk është aspak i tillë.”

Një tjetër përdorues i Twitter, i cili gjithashtu pretendoi se ishte dëshmitar i skenës, u shpreh se Bieber ishte në humorin më të mirë dhe po i tregonte Hailey-t një histori, por keqinterpretimi kishte ndodhur nga njerëzit në internet që i duan dramat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat