Rezarta Shkurta publikon fotot e dasmës me fustanin e bardhë

Bota e Yjeve

Rezarta Shkurta publikon fotot e dasmës me fustanin e bardhë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:02
Rrezarta, Ermali

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i thanë “Po” njëri-tjetrit më 12 korrik. Zyrtarisht, sigurisht, sepse ata ia kanë thënë “Po-në” njëri-tjetrit shumë vite më parë.

Rezarta publikoi disa pamje nga ceremonia dje, por vetëm pak minuta më parë ka zbuluar fotot me fustanin e bardhë. Ajo ka zgjedhur një fustan stil princeshe, saten, me një të çarë të madhe te këmba dhe një vello të shkurtër. Flokët, Rezarta i ka mbajtur lëshuar, me onde, ndërsa me grimin ka guxuar me një buzëkuq të kuq.

Fotot, këngëtarja e ka shoqëruar me një dedikim për bashkëshortin, ku shkruan:

“Ma kujtojnë të afërmit se sa vite jemi së bashku, sepse mua më duket sikur të dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty... T’i dua aq shumë dhe ato 3 thinjat e reja që të kanë dalë, edhe ato pak flokë që po të bien dhe t’i i ke aq problem! Unë t’i dua... Të dua dhe kur më nevrikos... Edhe kur ankohesh për vonesat e mia. Të dua për babin që je me princeshën e shtëpisë sonë...”

Çifti janë prindër të një vajze 6-vjeçare, të quajtur Hera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat