Tuna feston ditëlindjen dhe urimin e parë publik e mori nga Dafina

Bota e Yjeve

Tuna feston ditëlindjen dhe urimin e parë publik e mori nga Dafina

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 22:18
Dafina Zeqiri, Tuna

Tuna feston sot ditëlindjen dhe ndryshe nga çdo herë tjetër kjo ditë ka kaluar në heshtje për të. Para disa orësh ajo ndau në rrjete sociale foton e  një pjate me tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen”, por shumë pak e kuptuan se bëhej fjalë për ditëlindjen e saj. Po ashtu më vonë, Tuna publikoi një foto me dy djemtë e saj në Instgaram pa asnjë lloj mbishkrimi.

Megjithatë përmes saj ajo lë të kuptohet se këtë vit ndihet më e lumtur se kurrë e përmbushur plotësisht si nënë e dy fëmijëve.

Ndërkohë, urimin e parë publik për ditëlindjen e saj, Tuna e ka marrë nga Dafina Zeqiri. Kjo e fundit ka publikuar foton e Tunës me djemtë dhe në kokë i ka vendosur një kurorë ku shkruhet: “Jeta është e mirë”.

Image
Insta

“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkruan Dafina përkrah fotos së Tunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat