Elita Rudi realizon një sfidë me yllin e TikTok-ut

Bota e Yjeve

Elita Rudi realizon një sfidë me yllin e TikTok-ut

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 00:47
Elita Rudi, Aisha Mian

TikTok-u është kthyer në apliakcionin e preferuar të shumë personazheve të njohur. Ata kanë nisur ta përdorin si një formë argëtimi duke realizuar sfida të ndryshme përmes videove. TikTok-u ka nisur t’i njohë personazhet edhe me sozitë e tyre në rrjete sociale.

Së fundmi, Elita Rudi ka publikuar në një video, në të cilën shihet duke sinkronizuar lëvizjet me yllin e TikTok-ut, Aisha Mian. Kjo e fundit ka origjinë gjysmë shqiptare dhe ka mbi 2.1 milionë ndjekës në këtë rrjet social. Dy vajzat bëjnë sinkonizim të buzëve me këngën “Good form” të Nicki Minaj dhe njerëzit kanë vënë re menjëherë ngjashmërinë e madhe mes tyre.

“Dukeni si binjake”, “Jeni njësoj”, “Dukeni shumë bukur dhe ngjani në këtë video” – janë disa prej komenteve në videon e Elitës.

@elitarudigjikolli

##duet with @itsaishamian ?

♬ original sound - emm.

Ndërkohë ditën e sotme, Elita Rudi mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 së bashku me Gjikon. Ata të dy publikuan video në rrjete sociale gjatë procesit të vaksinimit, duke treguar se gjithçka shkoi më së miri.

Kujtojmë se ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali të qaujtur Zëri dhe një vajze që e kanë pagëzuar me ermin Bota. Gjatë kësja kohe Elita është shkëputur nga televizioni për t’ju dedikuar plotësisht rritjes së fëmijëve, megjithatë ajo ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat