Hailey reagon për herë të parë pas pretendimeve se Justin po i bërtiste

Bota e Yjeve

Hailey reagon për herë të parë pas pretendimeve se Justin po i bërtiste

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 15:41
Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey janë vënë në qëndër të vëmendjes për shkak të një videoje të bërë virale së fundmi në rrjete sociale.

Këto imazhe u realizuan teksa këngëtari 26-vjeçar shkëmbente fjalë dhe gjeste me modelen teksa po dilnin nga një koncert në Las Vegas, ku në pamje të parë dukej mjaft i nervozuar. Për pasojë, rrjeti e ka kryqëzuar Bieber për mënyrën e vrazhdë që duket se po i flet Hailey-t.

Së fundmi, bashkëshortja e artistit ka vendosur që të reagojë dhe ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra që kanë qarkulluar këto kohë. Ajo u ka dhënë fund pretendimeve se Justin po i bërtiste gjatë atij momenti.

“Duke kujtuar se sa e mahnitshme ishte fundjava e kaluar. Kalova shumë bukur e rrethuar nga kaq shumë dashuri. Çdo histori tjetër që po qarkullon është më shumë se false. Mos u ndikoni nga njerëzit negativë”, shkroi Hailey krahas një fotoje të saj duke puthur Justin-in.

Nga ana tjetër disa fansa që kanë qenë dëshmitarë në ato momente i kanë në mbrojtje këngëtarit.

“Ai nuk po bërtiste dhe ne ishim atje, dëshmitar të asaj çfarë ndodhi. Ai ishte gjithë adrenalinë”, shkroi një fan.

“Ai ishte në adrenalinë nga performanca. Ai nuk ishte i zemëruar me Hailey-n dhe nuk po i bërtiste asaj. E urrej faktin që ai del gjithmonë si njeri i keq kur nuk është aspak i tillë”, shkruan disa të tjerë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat