Një Gigi Hadid ndryshe, supermodelja sapo ka ndarë disa detaje nga jeta e saj si ‘mama’

Bota e Yjeve

Një Gigi Hadid ndryshe, supermodelja sapo ka ndarë disa detaje nga jeta e saj si ‘mama’

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 19:18
Gigi Hadid

Tani jo më pasarela madhështore, ku kamerat filmonin bukurinë e saj mahnitëse dhe veshjet luksoze. Supermodelja Gigi Hadid, tashmë një nënë 26-vjeçare, është shkëputur përkohësisht nga jeta e saj e mëparshme.

Gigi, Zayn dhe vogëlushja e tyre Khai, po shijojnë jetën familjare në një fermë në Pensilvani.

Së fundmi Gigi është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve, me një look tërësisht ndryshe, për revistën prestigjioze Harper BAZAAR. Ajo gjithmonë ka ditur si të na çuditë me pamjen e saj!

Gigi ka folur për jetën e saj kohët e fundit, ku kryefjala është: ‘Khai”.

“Ajo i adhuron zogjtë dhe kafshët.”

“Tani po shijojmë të qëndruarit jashtë pas një dimri të gjatë.”

Pasi të gjitha vendet po kthehen në normalitet, Gigi na tregoi se ata pëlqejnë që të viziotjnë muze të ndryshëm në New York, dhe arrijnë të dallojnë dhe entuziasmin e vajzës së tyre gjatë këtyre vizitave.

Gigi gjithashtu ka treguar se gjithë mendimet dhe ndjenjat e saj i hedh në letër. Pavarsisht se jeta e tyre duket shumë paqësore, përsëri Gigi ka dhe atë që ajo e quan ‘ditari i keq’.

“Gjatë shtatzënisë unë fillova të mbaja një ditar të mirë dhe një ditar të keq. Ndoshta nuk mund të cilësohen pikërisht kështu, por në njërin prej tyre shruaj kujtimet më të bukura, dhe i shkruaj pikërisht që Khai t’i lexoj një ditë.”

Po në 'ditarin e keq' çfarë shkruan?

“Momentet kur ndihem në ankth dhe kur pyes veten: ‘A jam një mama e mirë?” Nuk dua të ndihem fajtore pse shkruaj apo pse ndjej këto gjëra. Thjesht duhet t’i ndaj diku ato. Jo vetëm në ditar, por kudo që mund të shkruhet. Shënimet e mia janë kudo nëpër shtëpi.”

Një supermodele si Gigi Hadid, mund të na flasë më së miri për kujdesin ndaj vetes dhe rëndësisnë e pamjes së jashtme, pasi për vite me radhë ky ishte fokusi i jetës së saj, por tani ka ndryshuar disi.

"Unë nuk rri fare para pasqyrës. Edhe dhëmbët i laj gjatë dushit ose kur duke parë jashtë nga dritarja."- përfundon Hadid.

Gigi dhe Zyan janë prindër prej 10 muajsh, por këtij të fundit i është dashur që përveç statusit të ri të përshtatet dhe me familjen Hadid, duke qenë se prej kohësh jeton me ta.

"Në fillim ishte pak në siklet, e vija re. Tani ndihet shumë rehat. Jep mendimin e tij dhe kur jemi në mes të një debati gjithmonë pyesin Zayn se cilën anë do të mbajë ai. Ka shumë sharm dhe zakonisht mban anën e mamit tim. Besoj se është i zgjuar!"- tregon ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat