Genc Prelvukaj feston ditëlindjen

Bota e Yjeve

Genc Prelvukaj feston ditëlindjen

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 08:19
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj feston sot përvjetorin e lindjes.

Artisti nga Kosova mbush plot 40 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë ka ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë nga fëmijëria.

“Ky në foto jam unë. Para shumë viteve. P.S. Sot e kam ditelindjen. Shkojme me urimet.”, ka shkruar artisti krahas fotos.

Image
Genc Prelvukaj

Kujtojmë që Genci jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie me Eni Koçin.

Këngëtarja festoi pak javë më parë ditëlindjen dhe Prelvukaj i dedikoi fjalët më të bukura. “Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe një mijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti.

Image
Genc Prelvukaj, Eni Koçi

Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti. Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por sërish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty. Gëzuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë.“, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat