Emily krahasohet me Britney-n

Bota e Yjeve

Emily krahasohet me Britney-n

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:12
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski duket se i ka vuajtur komentet negative lidhur me prindërimin dhe të qenit një nënë e re. 30 vjeçarja u shfaq në një foto me bikini dhe me djalin e saj Sylvester teksa e mbante me një dorë dhe komentuesit e sulmuan mbi mënyrën sesi po e mbante, madje disa shkruanin se nuk meriton të jetë nënë.

E njëjta situatë ka ndodhur me këngëtaren Britney Spears e cila kur u bë nënë në të 20-tat, u shfaq me djalin e saj në prehër teksa po ngiste makinën dhe kritikat ishin të shumta.

Modelja Ratajkowski duke lidhur këto dy momente bashkë e duke bërë krahasimin ka postuar një shënim në Story ku thotë:

‘Të gjithë reflektuam mbi Britneyn pasi e quajtëm atë një mama të keqe kur ajo shfaq me djalin në prehër dhe në makinë. Ne folëm se si duhet të bëjmë më mirë, dhe me kulturë, ndërkohë komentet e mia janë të mbushura me urrejtje se si nuk e meritoj të jem nënë. Turp për të gjithë ju. Nuk më intereson nëse më urreni mua, nëse urreni të famshmit apo thjesht urreni gratë, por është e frikshme të bëhesh prind dhe dikush të të thotë se je një nënë koti. Askush nuk e meriton këtë'.

Emily mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard në Mars të këtij viti dhe ka postuar foto të shumta të Sylvester në mediat sociale.

Image
Britney Spears
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat