Pas dëshmisë së bujshme, Britney Spears shfaqet me një unazë fejese në gisht

Bota e Yjeve

Pas dëshmisë së bujshme, Britney Spears shfaqet me një unazë fejese në gisht

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 06:36
Britney Spears

Së fundmi një unazë me gurë diamanti është parë në gishtin tipik të martesës së Britney Spears, në mes të betejës së saj të vazhdueshme kundër babait Jamie Spears.

Në dëshminë e saj muajin e kaluar, Britney pretendoi se baba i saj e ka ndaluar atë të martohet me partnerin Sam Asghari, me të cilin ajo është lidhur që nga viti 2016, dhe gjithashtu sipas saj, e ka të ndaluar të ketë një fëmijë me të.

Ylli i muzikës, pretendoi se si babai i saj e ka kontrolluar çdo aspekt të jetës së saj, duke e detyruar atë të marri kontrollues lindjesh për të parandaluar që të ketë një fëmijë.

Të dielën, këngëtarja 39-vjeçare u fotografua duke marrë kafe nga Starbucks, ku u dallua dhe unaza në gishtin e saj.

Të gjithë janë duke menduar se çifti ka hedhur një tjetër hap në marrëdhënien e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat