Si u pritën Sky dhe Afërdita te familja e Jakubit në Çeki?

Bota e Yjeve

Si u pritën Sky dhe Afërdita te familja e Jakubit në Çeki?

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 20:23
Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl me djalin e tyre

Pas një kohe të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aferdita është zhvendosur në Europë e më saktë në Republikën Çeke.

Arsyeja lidhet me profesionin e bashkëshortit të saj Jakub Kindl pasi hokeisti është transferuar në një ekip europian dhe kështu së bashku me Aferditën dhe Blue Sky do të nisin një jetë të re në Republikën Çeke.

Aferdita ka publikuar disa foto nga momenti kur ka shkuar në Çeki e ku është pritur me shumë dashuri nga familja e Jakubit.

Modelja ka pozuar me kunatin dhe ka postuar edhe momentin kur gjyshja e Jakubit takohet me Blue Sky.

Aferdita tregon se ajo i ka dhënë edhe një dhuratë për djalin, një lodër me të cilën Jakub luante kur ishte i vogël dhe që ajo e ka ruajtur për shumë vite.
“Sa speciale, ajo e ka ruajtur për kaq shumë vite”-shkruan modelja.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat