Jasmina Kadriu flet hapur për lidhjen e re

Bota e Yjeve

Jasmina Kadriu flet hapur për lidhjen e re

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:30
Jasmina Kadriu

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, pranoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Megjithëse identitetin e tij nuk e zbuloi dhe tregoi se s’do ta publikonte kurrë në rrjete sociale, Jasmin tregoi se ai i dhuron ndjenja të bukura dhe qëndron non-stop me të, duke e bërë të lumtur.

Ish-konkurrentja tha se pushimet verore i ka kaluar me të dashurin dhe persona të tjerë.

“Dalim vetëm, por unë gjithmonë e mpleks me njerëz të tjerë”- tha ajo.

“Nuk dua as ta bëj publike, se fole sot ndahesh nesër. Do dalësh pastaj shiko se u ndava”, shpjegoi Jasmina.

Edhe pse është ndarë prej kohësh nga Andi, ndjekësit vazhdojnë të jenë të interesuar për lidhjen që Jasmina kishte me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit është hapur sërish tema e ndarjes nga Andi.

“Pse e le të ikte një person që e doje shumë?”, e ka pyetur dikush dhe të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Andin.

“Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!”, u përgjigj Jasmina, duke nënkuptuar se ka qenë Andi ai që i ka dhënë fund marrëdhënies mes tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat