Balerini shqiptar kujton si u arratis në Itali bashkë me 20 mijë shqiptarë të tjerë

Bota e Yjeve

Balerini shqiptar kujton si u arratis në Itali bashkë me 20 mijë shqiptarë të tjerë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 09:57
Kledi Kadiu me gruan e tij

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu u largua drejt Italisë para 20 vitesh. Ai ishte në mesin e mijëra shqiptarëve që vendosën që të largoheshin nga shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë.

Kadiu, ka bërë një postim në profilet e tij në rrjetet sociale, ku tregon se si së bashku me 20 mijë bashkatdhetarë, u largua me një anije nga Vlora për të prekur botën tjetër përtej detit.

Kledi shprehet se po largohej me shpresën se gjithçka do të ishte ndryshe për ta. Dhe gjithë sakrifica për rastet si Kledi e shumë shqiptarë të tjerë ja vlejti.

Image

“Ishte mengjesi i dates 8 gusht 1991 kur zbarkova për herë të parë në Itali. Kanë kaluar 30 vjet dhe kujtesa është akoma aq e gjallë në mua. Unë dhe 20,000 bashkatdhetarë të tjerë sapo i kishim besuar shpresat e një jete anijes së Vlorës dhe ne nuk e kishim idenë se kjo arratisje do të ndryshonte përgjithmonë historinë e dy kombeve.   

Kur hipa në atë anije, nuk e dija se çfarë të prisja dhe sigurisht që kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar. Por me kalimin e viteve kam kuptuar se ne mund të bëhemi ata që duam, por pa harruar kurrë origjinën tonë”, shkruan Kledi në llogarinë e tij në "Instagram".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat