Pasi u shfaq me maskë oksigjeni, Fifi publikon fotografi në gjendje të mirë

Bota e Yjeve

Pasi u shfaq me maskë oksigjeni, Fifi publikon fotografi në gjendje të mirë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 19:55
Fifi

Një video e publikuar në InstaStory të këngëtares Filloreta Raçi-Fifi ka nxitur shqetësimin e fansave të saj.

Këngëtarja ishte shfaqur e shtrirë teksa kishte të vendosur një maskë që ngjan me një maskë oksigjeni.

“Më duhet të më rikthehet zëri im! Më duhet të marr frymë!”, ishte mbishkrimi i videos.

Image

Fifi nuk ka dhënë sqarime të tjera lidhur me këtë publikim që besohet të jetë një lloj “terapie” për kordat vokale të këngëtarëve.

Në ndërkohë, këngëtarja gjatë të martës ka vazhduar të publikojë fotografi të tjera në Instagram, ku shfaqet në gjendje të mirë.

Image

Për më shumë, në lokacionin e njërit prej imazheve shkruan se ndodhet në Stamboll të Turqisë.

“Dasma turke”, është përshkrimi që këngëtarja i ka vënë kësaj fotografie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat