Pas ndarjes, Eros Grezda nis “thumbat” në rrjete sociale ndaj Oriola Marashit! Ja çfarë shkruan futbollisti

Bota e Yjeve

Pas ndarjes, Eros Grezda nis “thumbat” në rrjete sociale ndaj Oriola Marashit! Ja çfarë shkruan futbollisti

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 10:20
Oriola Marashi

Oriola Marashi dhe Eros Grezda duket se i kanë dhënë fund çdo mundësie për t’u rikthyer bashkë. Dyshimet se dyshja janë ndarë lindën kur secili prej tyre fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e ndiqnin më nëjri-tjetrin.

Eros duket se ka nisur thumbat për modelen seksi në llogarinë e tij në Instagram. Futbollisti ndau një shprehje me ndjekësit e tij, në të cilën thuhej: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

Nuk dihet për çfarë e ka konkretisht sportisti, por duket se është i zhgënjyer nga një person, që mund të jetë ish-e fejuara e tij.

Image

Oriola nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë reagim dhe ka vazhduar të shijojë pushimet verore. Modelja ka ndarë shumë foto me bikini kohët e fundit, duke i mahnitur të gjithë me barkun e sheshtë e me muskuj, si dhe me këmbët e tonifikuara.

Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit të kaluar dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.

Image

Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar.

Image

Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat