Pas jetës ‘luksoze’ që tregon në Instagram, Tea Trifoni i përgjigjet me ironi ndjekësve që e pyesin se çfarë pune bën: Kam…

Bota e Yjeve

Pas jetës ‘luksoze’ që tregon në Instagram, Tea Trifoni i përgjigjet me ironi ndjekësve që e pyesin se çfarë pune bën: Kam…

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 13:24
Tea Trifoni

Pas daljes nga “Për’puthen”, Tea Trifoni ishte në qendër të vëmendjes për shkak të skandaleve për lidhjet me djemtë në program. Ish-konkurrentja nisi pushimet në Dubai vetëm pas ndarjes nga Beart Rexhepi.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka qenë shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku ka publikuar foto e video të jetës së saj të përditshme. Mirëpo ndjekësit kanë vënë re se Trifoni ka nisur të bëjë një jetë ‘luksoze’, e prandaj janë bërë kuriozë të dinë se ku i gjen të ardhurat.

Gjatë një bisede virtuale, Tea është pyetur nga një ndjekës: “Ku i merr lekët ti moj, çfarë pune bën?”.

Image

Tea u përgjigj me ironi: “Mbledh ullinj në Greqi në sezon, zoti llogaritar. Lekët rrush e kumlla”.

Duke qenë se nuk morën një përgjigje, ndjekësit e kanë pyetur sërish ish-konkurrenten për burimin e të ardhurave që i jep mundësinë të bëjë jetën që tregon në rrjete sociale.

“Seriozisht, cili është burimi yt kryesor i të ardhurave?”, ishte pyetja e radhës, së cilës Tea iu përgjigj: “Seriozisht, kam pulari”.

Image

Kohët e fundit u zbulua se Trifoni ka bërë ndërhyrje në gjoks për ta zmadhuar atë. Kjo vjen pas vendimit që ajo mori për të vendosur balonin gastrik në mënyrë që të humbiste peshë jo vetëm për pamjen fizike, por edhe për gjendjen shëndetësore.

Image

Gjithastu, Trifoni është në një lidhje të re dashurie me një djalë të panjohur për publikun shqiptar, i cili sipas ish-konkurrentes, i ka bërë përshtypje me komplimente për inteligjencën dhe jo për sytë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat