Lori Hoxha: Fal çdo gjë, por nuk e kaloj dot…

Bota e Yjeve

Lori Hoxha: Fal çdo gjë, por nuk e kaloj dot…

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:46
Lori Hoxha k

Edhe Lori Hoxha ka kaluar pak kohë dje me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

E pyetur se çfarë është gjëja që e acaron më shumë tek njerëzit, Lori është përgjigjur qartë.

“Kur nuk duan të mësojnë dhe refuzojnë të binden për të kundërtën e asaj që mendojnë. Unë jam njeriu që kur flitet për një temë në tavolinë, kam gugëlluar, kam lexuar një libër”, ka shkruar Hoxha.

E pyetur gjithashtu se çfarë nuk fal, Lori ka pohuar se fal çdo gjë pasi është shumë tolerante, ndonëse koha i tregon më pas se nuk e kalon dot.

“Unë fal çdo gjë, jam tolerante. Por jeta më ka mësuar që nuk e kaloj dot, edhe kur fal, kur shoh një anë të një njeriu që nuk mendoja që do e shihja ndonjëherë dhe nuk besoja që është pjesë e tij/ e saj”, ka shkruar ajo.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat