Jesy Nelson rikthehet së shpejti si solo artiste

Bota e Yjeve

Jesy Nelson rikthehet së shpejti si solo artiste

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 10:57
Jesy Nelson

Përdoruesit e Twitter kanë qenë të zëshëm gjatë kësaj kohe duke shtruar pyetje e duke bërë reagime të shumta për mungesën e Jesy Nelson në media e rrjete sociale të ndryshme.

Mirëpo, artistja angleze theu heshtjen në Instagram të enjten mbrëma për t’i dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të asaj që kishte munguar deri më sot, duke bërë të ditur se po nisë karrierën e saj si solo këngëtare.

Ylli, 30 vjeçe, u largua nga “Little Mix” në dhjetor të vitit që lamë pas meqenëse kishte problem me shëndetin mendor, por gjatë asaj kohe ka punuar shumë në projekte të reja për të bërë rikthimin si këngëtare e pavarur.

Dhe në një postim të publikuar në Instagram, ajo ka njoftuar fansat për kapitullin e ri.

“Kapitulli i ri”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Nelson ndërkohë u largua nga “Little Mix” në vitin 2020 pas nëntë vitesh për tu përqendruar në shëndetin e saj mendor.

Në grupin e lartpërmendur ka qenë së bashku me Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @jesynelson

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat