Khloe Kardashian shfaqet për herë të parë me flokët e saj natyral

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian shfaqet për herë të parë me flokët e saj natyral

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 07:48
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ka ndarë së fundmi në rrjete sociale një foto selfie të saj. Sigurisht kjo nuk është asgjë e veçantë, por modeli i flokëve të Khloe-s, po! Si  kurrë ndonjëherë, ajo u shfaq në foto me flokë kaçurrela. Khloe shpjegoi më pas se kështu duket floku i saj natyral, që e ka fshehur për vite me radhë duke i mbajtur flokët të drejtë gjatë gjithë kohës.

Menjëherë pas postimit nuk munguan kompilmentat nga fansat dhe njerëzit e saj të afërt.

“E dashuroj flokun tënd natyral”, i komentoi Kourtney.

Po ashtu ish-partneri i saj, Tristan Thompson i komentoi disa zemra emoji.

“Kam bërë trajtime për drejtimin e flokëve për vite me radhë’, shpjegoi Khloe, teksa shtoi se hoqi dorë nga trajtimet disa muaj më parë për shkak të Covid.

Ajo ka treguar se këto trajtime i ka marrë që kur ka qenë adoleshente, por tashmë i pëlqejnë shumë flokët e saj kaçurrela.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat