Bleona thekson linjat trupore

Bota e Yjeve

Bleona thekson linjat trupore

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 08:50
Bleona Qereti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur The Hamptons në New York, për të kaluar pak ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

E teksa po shijon kohën e mirë atje, Qereti nuk po heziton që të ndajë me ndjekësit fotografi nga momentet e këndshme që po kalon.

Së fundmi, Bleona publikoi për fansat në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në bikini të kuqe, ndërsa pozonte mbi një dërrasë sërfi duke lundruar në det.

Image

Ajo theksoi linjat e saj trupore, të cilat janë të lakmueshme nga të gjitha femrat e moshës së saj.

Bleona është treguar më pak aktive këto kohë në rrjetet sociale, duke preferuar të qëndrojë më e qetë dhe të fokusohet më shumë në veten e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat