Eni Koçi nis jetën në Prishtinë si nuse e re në familjen e Genc Prelvukajt, zbulon si i ka marrëdhëniet me vjehrrën dhe kunatat

Bota e Yjeve

Eni Koçi nis jetën në Prishtinë si nuse e re në familjen e Genc Prelvukajt, zbulon si i ka marrëdhëniet me vjehrrën dhe kunatat

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 06:19
Eni Koçi

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të ndjekura të industrisë së argëtimit dhe duket se lidhja e tyre ka arritur në tjetër nivel. Ndonëse ata të dy nuk i kursejnë dedikimet e bukura në rrjete sociale për njëri-tjetrin, detajet nga jeta familjare kanë qenë të pakta deri tani.

Por Eni, me anë të një videoje, na ka zbuluar se tashmë ajo ka nisur jetën si nuse e re në familjen e Genc Prelvukajt, ku ka dhe dy kunata. Eni publikoi një video ku tregoi se si shkon me vjehrrën dhe kunatat e saj, duke ndarë me ndjekësit momente nga dalja e tyre në një lokal.

Ajo shkruan se në çdo dalje sigurohen që ta ftojnë edhe vjehrrën e tyre, sepse e shijojnë tej mase shoqërinë e saj.

“Ne të tria e kemi vjehrrën aq të mirë sa nuk dalim dot pa të. Vjehrra më e mirë në botë!”, ka shkruar Eni duke treguar kështu se ato kanë një raport shumë të afërt dhe tashmë konsiderohet nuse në familjen e këngëtarit.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë ndër çiftet më të komentuara shqiptare, megjithëse ata janë munduar që të tregohen mjaft të rezervuar përsa i përket lidhjes së tyre. Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar edhe disa detaje nga marrëdhënia e saj me Gencin, që nuk i kemi ditur më parë.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, ajo rrëfeu se ka raporte fantastike me djalin e Genc Prelvukajt, Gjinin, i cili erdhi në jetë nga martesa e tij me ish-modelen Arta Arifi.

“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do ta pranoni dhe do të doni të gjithë familjen e tij, pa përjashtim”, shkroi këngëtarja.

Eni Koçi tregoi se diferenca në moshë me Genc Prelvukajn nuk ka qenë problem në marrëdhënien e tyre, përkundrazi, ka ndikuar për mirë pasi, sipas saj, “pjekuria e mashkullit sjell edhe qetësinë dhe lumturinë e femrës”.

Ajo këshilloi dhe fansat që të jetojnë për veten e tyre dhe të bëjnë atë që u ndjen zemra, pasi “goja e njerëzve nuk mbyllet kurrë”.

“Pika e parë, jeto për veten tënde dhe bëj atë që ta ndjen ty zemra, se goja e njerëzve nuk mbyllet kurrë! 1 jetë kemi dhe çdo njeri duhet ta jetojë ashtu siç ia do zemra.

Në rastin tim, diferencën time me Gencin nuk e konsideroj tabu dhe as të tepruar. Por dhe nëse do të ishte, është çështja jonë dhe jo e njerëzve. Personalisht, e gjykoj që pjekuria e mashkullit sjell edhe qetësinë dhe lumturinë e femrës”, tha Eni Koçi.

Këngëtarja rrëfeu se asnjëherë nuk ka pasur periudha ndarjeje me partnerin e saj, duke shtuar se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

“Asnjëherë nuk kemi pasur periudha të tilla. Genci është natyrë e qetë dhe nuk thotë apo bën kurrë diçka që mund të më mërzisë apo lëndojë mua. Nga ana tjetër, unë jam pak më llasticë. Por asnjëherë e padrejtë dhe nuk ia marr për dobësi këto cilësi që ka. Ndaj nuk kemi konflikte të mëdha, se ndarje jo e jo”, tha ajo.

Këngëtarja Eni Koçi ka treguar edhe herë tjetër sekretin e një marrëdhënieje të suksesshme me 15 vite diferencë mes tyre. Në një intervistë të mëparshme me ndjekësit e saj në “Instastory”, Eni ka treguar se mes tyre nuk ka tashmë xhelozi dhe se themelet e një marrëdhënieje të fortë fillojnë me besimin.

Nisur edhe nga lajmet së fundmi, Eni shprehej: “Themelet më të forta të një marrëdhënieje të shëndetshme fillojnë me besimin. Nëse fillojnë dyshimet dhe xhelozitë, mendoj që marrëdhënia fillon e lëkundet”.

U bënë katër vite që Eni Koçi me Genc Prelvukajn kanë zyrtarizuar romancën e tyre, të komentuar nga portalet për një kohë të gjatë.

E duket se pas një periudhe testimi që i bënë dashurisë së bashku, nuk mungojnë herë pas here reflektimet e tyre për dashurinë. Ka qenë Genci ai që ka treguar herë pas here anën e tij romantike përmes postimeve të tij në “Instagram”.

Krah Enit, ai shprehej për festa: “Jashtë dritareve borë e bardhë. Brenda ngrohtësi që vjen nga sytë e saj. Gjysma ime më e mirë!”. Të njëjtin postim e bëri edhe Eni pas tij, e cila po ashtu e ka konsideruar artistin nga Kosova “gjysma ime më e mirë”.

Image

Burime për “Panorama Plus” pranë çiftit më të komentuar të showbiz-it treguan se ata kanë kohë që bashkëjetojnë në Prishtinë dhe dasma do të jetë thjesht një simbolikë dhe festë për miqtë, pasi ata e konsiderojnë njëri-tjetrin burrë e grua.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ka kohë që e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë ngurruar të shprehin në çdo rast ndjenjat ndaj njëri-tjetrit. Ishte Genci që e theu akullin, pasi i dedikoi fjalët më të bukura të dashurisë partneres së tij 15 vite më të re, për herë të parë dy vite më parë.

Çifti i njohur përflitej prej shumë kohësh për një histori dashurie, por në fund të dhjetorit të 2018-ës ata e konfirmuan, duke u shfaqur përkrah njëritjetrit në festën e fundvitit, të organizuar nga Labinot Gashi.

Këtë deklarim të lidhjes në media e vulosën me disa foto pushimesh në Tajlandë. Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq.

Pas konfirmimit publik, nuk munguan fotot nga ana e Enit në “Instagram”, ku shfaqej shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin. Vetë këngëtari zbuloi se kënga “Ylli e Hana” ishte një dedikim i pastër për dashurinë e tyre.

Historia e çiftit Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi u zbulua në 2017-ën nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe.

Kujtojmë që Eni po ashtu nuk ngurroi të hidhte një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh, që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para. Bashkë me një foto çift, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj.

Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie që ata i bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike. Ndërkohë, miqtë e tyre kanë deklaruar se në 40- vjetorin e Gencit dhe 4-vjetorin e lidhjes, Eni Koçi zbuloi se mund të jetë celebruar në privatësi me Genc Prelvukajn.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat