Jasmina ka një mesazh për ish-konkurrentin

Bota e Yjeve

Jasmina ka një mesazh për ish-konkurrentin

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 19:55
Jasmina

Jasmina Kadriu ishte ndër më të përfolurat ditëve të fundit.

Ish-konkurrentja kohë më parë tha se ka nisur një lidhje të re.

Gjersa foli për të në një paraqitje televizive tha se nuk do ta bëjë kurrë publik.

Image

Kjo nxiti fansat të hulumtojnë dhe publikuan disa fotografi të një djali që pretendohej se ishte i dashuri i Jasminës.

Pas kësaj brunja seksi shpërtheu kundër insistimit të fansave për të ditur çdo gjë për të dhe deklaroi se çdo gjë ka qenë gënjeshtër dhe nuk ka ndonjë të dashur.

Pasi fshiu këtë video edhe pse lajmi u shpërnda tashmë me postimet e radhës bëri ndjekësit të dyshojnë se çdo gjë paska qenê tentativë për të bërë Andin xheloz!

Ish-konkurrentja publikoi një video e realizuar gjatë turit të “Përputhen”.

Në video Jasmina pyet konkurrentin se kush kishte dhënë më tepër ndjenja përmes ekranit cili nga çiftet?

“Ndjenja ke dhënë ti me Andin”, përgjigjet djaloshi në videon sipër së cilës Jasmina shkruan “Faleminderit kaq kisha”.

Por ish-konkurrentja nuk u ndal me kaq.

Në një tjetër video ajo shihet teksa këndon vargjet e 2Ton ku thuhet: “Fajin ma le e ti fajin vet e ke, unë të njoh mirë kush je por prap dashninë sun e nali”.

Edhe këto vargje u morên si mesazh për Andin, me të cilin Jasmina pati një nga ndarjet më të bujshme që ndodhi nga ish-konkurrentët.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat