Aktori rrëfen pasojat e divorcit nga ish-bashkëshortja në jetën e tij profesionale

Bota e Yjeve

Aktori rrëfen pasojat e divorcit nga ish-bashkëshortja në jetën e tij profesionale

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:37
Aktori rrëfen pasojat e divorcit nga ish-bashkëshortja në jetën e tij profesionale

Sipas Johnny Depp, pesë vitet e fundit kanë qenë “surrealiste” për të. Në intervistën e tij të parë pas humbjes së gjyqit që kishte hapur kundër botuesit të gazetës britanike “The Sun” për shpifje, aktori foli me “The Sunday Times” për filmin e tij të ri “Minamata”.

Sipas “CNN”, Depp, i cili gjithashtu ishte një nga prodhuesit e filmit, portretizon fotografin e jetës reale W. Eugene Smith, puna e të cilit dokumentoi helmimin me mërkur të fshatarëve japonezë në fillim të viteve 1970.

Ylli reflektoi mbi jetën e tij kohët e fundit. Ai ngriti padi kundër “The Sun” që e quajti atë “dhunues gruaje” në një artikull pas pretendimeve se ka rrahur ish-gruan e tij, Amber Heard. Aktori i ka mohuar akuzat.

Image

“Është si të gërvishtesh nga një kotele,“- tha Depp për atë që ka kaluar.

Ai gjithashtu reflektoi mbi filmin, i cili nuk do të dalë në SHBA siç ka bërë në Mbretërinë e Bashkuar, Kjo lidhet pikërisht me ato që kanë ndodhur në jetën personale të Depp.

Ai tha për fshatarët e portretizuar në filmin e tij: “Disa filma prekin njerëzit dhe kjo prek ata në Minamata, si dhe njerëzit që përjetojnë gjëra të ngjashme. Ne i pamë këta njerëz drejt e në sy dhe u premtuam se nuk do t’i shfrytëzonim. Se filmi do të ishte respektues,”- tha Depp.

Ai gjithashtu foli për bojkotin që Hollywood-i i ka bërë.

“Një burrë, një aktor në një situatë të pakëndshme dhe të çrregullt, gjatë viteve të fundit? Por, ju e dini, unë po shkoj drejt vendit ku duhet të shkoj për t’i bërë të gjitha këto… Për t’i nxjerrë gjërat në dritë,“- tha ai.

Heard dhe Depp u martuan në 2015-ën pasi kishin disa vite që dilnin bashkë.

Image

Ata u ndanë në 2016-ën dhe divorci i tyre u shoqërua me  shumë zhurmë për shkak se aktori akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Amber.

Depp ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj Heard dhe ka ngritur një padi prej 50 milionë dollarësh kundër saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat