Rita Ora mahnit me dukjen derisa i feston ditëlindjen e 46-të partnerit

Bota e Yjeve

Rita Ora mahnit me dukjen derisa i feston ditëlindjen e 46-të partnerit

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:58
Rita Ora

Regjisori i ‘Love and Thunder’, Taika Waititi ka festuar ditëlindjen e tij të 46-të me disa miq të showbizit.

E dashura e tij, Rita Ora ka shpërndarë fotografi në internet të ndejës të mbushur me yje.

Në imazhet, Waititi u pa duke u qetësuar pranë Ora në një vend të panjohur, ndërkohë Daily Mail raportoi se Ora ishte parë duke pozuar në Paris, Francë më 16 gusht, datën e ditëlindjes së Waititi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në një fotografi tjetër, aktorja e Twilight Kristen Stewart mund të shihej duke u shoqëruar me Orën, dhe stilisti CJ Romero.

Të ftuar të tjerë përfshinin Kate Beckinsale, Ashley Benson dhe Evan Ross. Rita Ora, ndau një fotografi të një vargu të shkronjave të balonave të artë që shkruanin emrin e Taika – dhe një tullumbace të bardhë me portretin e Waititi në të.

Image

Ndryshe, më herët në gusht, Waititi dhe Ora bënë debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq në premierën e The Suicide Squad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat