“Katy Perry-n e dua më shumë se Orlando Bloom”- Miranda Kerr flet për marrëdhënien me gruan e ish-bashkëshortit: Jam mirënjohëse që…

Bota e Yjeve

“Katy Perry-n e dua më shumë se Orlando Bloom”- Miranda Kerr flet për marrëdhënien me gruan e ish-bashkëshortit: Jam mirënjohëse që…

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:07
“Katy Perry-n e dua më shumë se Orlando Bloom”- Miranda Kerr flet për marrëdhënien me gruan e ish-bashkëshortit: Jam mirënjohëse që…

Miranda Kerr është e lumtur që ish-bashkëshorti i saj, Orlando Bloom ka në krah një partnere si Katy Perry.

Gjatë një interviste, modelja u shpreh se është shumë e afërt me këngëtaren, e cila u fejua me Orlando Bloom në vitin 2019.

Kerr, e cila është martuar me bashkëthemeluesin e Snapchat, Evan Spiegel, ka një djalë 10-vjeçar, Flynn, me aktorin.

Image

“Ne shkojmë me pushime së bashku, festojmë të datat e rëndësishme së bashku. E dua Katy Perry-n. Dua të them, e dua më shumë se babin e Flynn”, u shpreh modelja 38-vjeçare.

Më pas vazhdoi: “Për mua, Bloom është si vëlla. Shumicën e kohës, si vëlla i bezdisshëm. Ajo më ndihmon të merrem vesh me të, sepse kuptohen së bashku. Jam mirënjohëse që është aty, sepse thjesht heq presionin nga unë.”

Image

Modelja u shpreh se të kaluarit pushimet së bashku kanë lejuar Flyyn të lidhet më shumë me motrën e tij, Daisy, të cilën Katy dhe Orlando e mirëpritën në jetë në gusht 2020.

“Ne kemi qenë në pushime me Katy-n dhe Daisy-n, dhe ajo është thjesht kaq e bukur”, tha Miranda Kerr, e cila ka dy djem me Evan Spiegel. “Ajo është aq e vogël, akoma. Dhe Flynn është aq e ëmbël me të.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat