Amal Clooney fotografohet nga paparacët

Bota e Yjeve

Amal Clooney fotografohet nga paparacët

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:56
Amal Clooney

Amal Clooney shkëlqeu teksa u shfaq e veshur me një kostum portokalli, ndërkohë që ajo dhe bashkëshorti i saj George po çonin për drekë me miqtë e tyre dy binjakët, 4-vjeçarë Ella dhe Alexander në Villa d’Este me varkë në Liqenin Como në Itali ditën e mërkurë.

Avokatja 43- vjeçare, u shfaq si gjithmonë me elegancën e saj, ndërsa bashkëshorti i saj aktori, 60 vjeçar, nuk ishte përpjekur shumë pasi mbante veshur një bluzë ‘Polo’ me mëngë të shkurtra dhe pantallona në ngjyrë kremi, të cilat i kishte kombinuar me këpucë ngjyrë kafe.

Çifti i Hollywood-it kohëve të fundit kanë mohuar thashethemet se janë në pritje të një fëmije tjetër, pasi nisën të qarkullojnë spekulime muajin e kaluar.

Ela e vogël dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë me qëndisje të stolisura me lule, të cilat i kishte veshur me sandale ngjyrë ari. Vëllai i saj binjak Aleksandri ishte po aq i bukur sa babai i tij, teksa mbante veshur një këmishë blu të errët të veshur hapur mbi një bluzë të bardhë të thjeshtë.

Në fund të muajit të kaluar, përfaqësuesit e George dhe Amal konfirmuan se çifti nuk po presin një fëmijë tjetër.

Burime të brendshme të çiftit kishin pohuar më parë se çifti, të martuar që prej vitit 2014, u kishin thënë miqve të tyre të ngushtë se ata po zgjeronin familjen e tyre kur organizuan një darkë të vogël pranë vilës së tyre italiane më 4 korrik.

Sidoqoftë, përfaqësuesi i tyre mohoi çdo spekulim të tillë duke zbuluar se: “Thashethemet që thonë se Amal Clooney është shtatzënë nuk janë të vërteta.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat