Çifti i njohur i showbizz-it do të bëhen prindër për herë të dytë

Bota e Yjeve

Çifti i njohur i showbizz-it do të bëhen prindër për herë të dytë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 08:50
Rosie Huntington-Whiteley, Jason Statham

Rosie Huntington-Whiteley do të bëhet sërish nënë.

Modelja 34-vjeçare zbuloi se po mirëpret fëmijën e saj të dytë me Jason Statham. Modelja zbuloi barkun e rrumbullakosur teksa kishte veshur një fustan të bardhë.

Rosie dhe Jason, të cilët kanë qenë së bashku që nga viti 2010 dhe janë fejuar në vitin 2016, tashmë janë prindër të djalit Jack, katër vjeç. Në një intervistë të dhënë më parë, modelja tha se martesa nuk ishte një përparësi për ta.

“Ne mezi po e presim atë kohë.

Gjithashtu nuk është një përparësi e madhe për ne, jemi shume te lumtur. Unë mendoj se do të jetë argëtuese ta bësh dasmën kur fëmijët të rriten pak që të marrë pjesë në dasmë.“, tha ajo.

Image
Rosie Huntington-Whiteley
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat