Disa këshilla stili që mund t’i “vidhni” nga veshjet verore të Dua Lipës

Bota e Yjeve

Disa këshilla stili që mund t’i “vidhni” nga veshjet verore të Dua Lipës

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 14:19
Dua Lipa

Përveçse një ndër artistet më të suksesshme, Dua Lipa është dhe një ikonë stili.

Këngëtarja shqiptare sigurohet gjithmonë që të tërheqë vëmendjen dhe nuk ndalon së eksperimentuari.

Ylli i hitit “New Rules” përpiqet sipas mënyrës së vet të “kthejë” vitet e mëparshme në veshjet e saj.

Pink është padyshim ngjyra e Dua -s për verën e vitit 2021. Në vend që të zgjidhte ngjyrën e bardhë klasike, Dua bëri trendin e saj me veshjet rozë.

Gjatë pushimeve në Shqipëri, Dua e kombinoi rozën me një pantallona me print kafshësh. Elementë të tjerë verorë të Dua-s janë dhe unazat shumëngjyrëshe.

Prandaj nëse doni një pamje joshëse si Dua, mos dilni nga shtëpia pa aksesorët tuaj më të gjallë. Dua dhe stilisti Lorenzo Posocco janë të njohur për pamjen e tyre të gjallë dhe plot ngjyra.

Ky detaj u vu re në veshjet që Dua zgjodhi kur ndodhej në jug të vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat