Qëkur është lidhur me Vlashentin, për Dojnën ka vetëm këtë lloj pyetjeje

Bota e Yjeve

Qëkur është lidhur me Vlashentin, për Dojnën ka vetëm këtë lloj pyetjeje

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 20:32
Dojna Mema dhe Vlashenti

Dojna ka realizuar një intervistë me fansat në Instagram dhe gjejeni pak ç’pyetje kishtë më shumë. Sigurisht për Vlashentin, lidhjen e tyre, marrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin, madje deri tek pyetje që s’duhej t’i drejtoheshin moderatores, si përshembull: Për çfarë ka studiuar Vlashenti?

Ndërkohë ne prisnim ndonjë pyetje për projektet e reja, ndonjë pyetje për veshjet e stilin unik të Dojnës.

As pyetje për gjyshen e saj që është kaq e famshme në Instagram nuk kishte.

Megjithatë edhe atyre pyetjeve për Vlashentin Dojna iu përgjigj duke treguar se i pëlqen shumë që Vlashenti është njeri me këmbë në tokë, i përgjegjshëm, por di të bëjë dhe lojra.

Ndërkohë vajzave që pyetën Dojnën kaq shumë për Vlashentin u themi:  I dashuri është i rëndësishëm, por ka edhe jetë  personale përtej tij.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat