Kështu po e kalojnë kohën bashkë Nora dhe Roberti në pushime

Bota e Yjeve

Kështu po e kalojnë kohën bashkë Nora dhe Roberti në pushime

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 12:58
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Disa ditë më parë, iu njoftuam për sa i përket pushimeve të Norës dhe Robertit bashkë me vajzën Renée dhe nënën e këngëtares, zonjën Syzana Istrefi.

Të katërtit kanë marrë rrugë drejt një prej resorteve në Turqi në mënyrë që të kalojnë kohë me vajzën së bashku dhe njëkohësisht që Renée të shijojë verën me prindërit.

Përpos pamjeve nga aeroporti i Prishtinës, Prive ka arritur të sigurojë edhe fotografi brenda resortit.

Në të, Roberti dhe Nora shfaqen në të njëjtën tavolinë teksa Renée po shijon afër tyre kohën e ndarë për video në telefon.

Kujtojmë se ish-çifti Nora-Robert janë shembull për sa i përket raportit pas ndarjes. Ata treguan mirëkuptim edhe menjëherë pasi i dhanë fund raportit të tyre duke shfaqur respekt dhe mirënjohje për mbi një dekadë të kaluar bashkë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat